Një grabitje ka ndodhur mbrëmë rreth orës 18:00 në Pejë. Viktima është mashtruar, kërcënuar, rrahur dhe ën fund iu është grabitur telefoni.

Ngjarja nisi kur i dyshuari kërkoi takim me viktimën. Siç bënë të ditur policia pasi që janë takuar viktima ka hyrë në veturën “Audi” pronë e të dyshuarit ku dy persona të panjohur, njëri nga ta i ka drejtuar armën dhe i ka mare telefonin duke e goditur në fytyrë me kondak të armës.

Të dyshuarit më pas janë larguar nga vendi i ngjarjes. Ndërsa viktima ka pranuar tretman mjekësor.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori./21Media