Policia e Kosovës ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një personi i cili është në arrati dhe dyshohet për grabitje.

Policia thotë se personi në fjalë dyshohet për rastet e fundit të grabitjeve. Bëhet e ditur se drejtoria Rajonale e Policisë së Prishtinës, ka ndërmarrë të gjitha masat policore në drejtim të hetimit, identifikimit, marrjes e përpunimit të informacioneve të rëndësishme dhe ka realizuar operacione të bastisjeve e të kërkimit për grupe dhe individ të veçantë të përfshinë në këto raste. Së këndejmi veprimet e lartcekura policore kanë rezultuar me identifikimin e të dyshuarit:

Riad Sopjani, 19 vjeç, mashkull, shtetas i Republikës së Kosovës, për të cilin dyshohet me bazë të jetë përfshirë në kryerjen e grabitjeve që po hetohen nga ana e policisë. Ky i dyshuar aktualisht në arrati, është shpallë në kërkim nga ana e policisë andaj inkurajojmë të gjithë ata që kanë informacione lidhur me vendndodhjen e tij, apo çfarëdolloj informacioni tjetër që do ti kontribuonte kapjes së tij, t’ ia kalojnë ato policisë përmes linjës 192, apo në çfarëdo forme tjetër.”, thuhet në njoftimin e policisë./21Media