Ripërpunimi i këngës “Gabelica ime”, nga Kastriot Grajqevci në vitin 2018, pati ngjallë shumë reagime tek organizatat qeveritare dhe qytetarët duke e quajtur si ofenduese për komunitetin rom.

Por, lidhur me këtë Grajqevci në emisionin “1 kafe prej shpisë” në RTV21, tha se nuk ka pasur një qëllim të tillë. Madje ai sqaroi se në Indi ekziston fisi gabel, dhe emri gabelicë nuk ka kuptim pezhorativ.

Ai e cilësoi si një këngë e bukur për dashurinë. “S’ka racizëm, ka veç dashni” tha ndër tjerash Grajqevci.

“Gabelica ime” së pari u këndua nga grupi Ilirët në vitin 1994./21Media

 

#1KafePrejShpisë #KastriotGrajqevci sqaron “keqkuptimet” lidhur me këngën “Gabelica ime”

#1KafePrejShpisë #KastriotGrajqevci sqaron “keqkuptimet” lidhur me këngën “Gabelica ime”

Gepostet von RTV21 am Sonntag, 21. Juni 2020