Evenimenti “Grammy Awards 2021” është shtyrë  për 14 mars, për shkak të çështjeve që lidhen me pandeminë e COVID-19, ka konfrmuar një zëdhënës për Variety.

“Pas një bisede me ekspertë të shëndetësisë, vendosëm që edicionin e 63-të të shpërblimeve me çmimet prestigjioze Grammy ta shtyjmë për 14 mars 2021. Situata e përkeqësuar në Los Angeles për shkak të COVID-19, spitalet e mbushura me pacient, kontrolli i ri nga shteti për mbikëqyrja nga qeveria lokale kanë bërë që të shtyjmë këtë ngjarje. Nuk ka gjë më të rëndësishme se shëndeti dhe siguria e komunitetit të muzikës, si dhe qindra personave të tjerë që punojnë pa pushuar në prodhimin e kësaj ngjarjeje. Duam ti falënderojmë të gjithë artistët e talentuar, veçanërisht të nominuarit për çmime këtë vit, që të kenë mirëkuptim, durim dhe vullnet në punën me ne në këtë kohë të paparashikueshme”, shkruan në këtë deklaratë.

Këtë deklaratë e nënshkruan: përgjegjësi i akademisë së incizimeve Harvey Mason jr, zëvendës presidenti Jack Sussman, dhe disa të tjerë.

Grammy Awards 2021 ishte caktuar të mbahej me 31 janar 2020. Ky hap nuk ishte edhe aq i papritur pasi që Variety kishte siguruar disa raporte hutuese në lidhje me performancat e artistëve.

Për çmimet Grammy, ylli kosovar tashmë me famë botërore Dua Lipa u nominua për gjashtë kategori./21Media