“Grammy Awards” mbahet në prill

Pas rritjes së rasteve me Omicron në të gjithë botën, shumë ngjarje të mëdha janë anuluar ose po riplanifikohen në një datë të mëvonshme.
Edhe Çmimet ‘Grammy’ të parapara të mbahen në janar, janë shtyrë zyrtarisht për në prill.
Çmimet e 64-ta ‘Grammy’ ishin planifikuar më parë për 31 janar 2022, por për shkak të një rritjeje të papritur të rasteve me Omicron, u riplanifikua për në 3 prill 2022.
Ngjarja e shumëpritur do të transmetohet drejtpërdrejt të dielën, 3 prill në orën 17:00 në CBS dhe Paramount+ në MGM Grand Garden Arena në Las Vegas.
Një deklaratë e përbashkët nga Akademia e Regjistrimit dhe CBS u publikua së fundmi që njoftoi shtyrjen e ngjarjes.
Ata përmendën gjithashtu se si arritën në këtë vendim pas shqyrtimit dhe analizës së kujdesshme me zyrtarët e qytetit dhe shtetit, ekspertët e shëndetit dhe sigurisë, komunitetin e artistëve dhe partnerët e tyre të shumtë.
Duke i shtuar kësaj, ata përmendën gjithashtu se shëndeti dhe siguria e atyre në komunitetin e tyre muzikor, audiencës live dhe qindra njerëzve që punojnë pa u lodhur për të prodhuar shfaqjen e tyre mbeten prioriteti i tyre kryesor./21Media

Back to top button