Graniti feston me fanellën e Jasharit pas fitores ndaj serbëve

Zvicra ka mposhtur Serbinë me rezultat 3-2 për tu kualifikuar në 1/8 e finales në Kupën e Botës.
Xherdan Shaqiri, Breel Embolo dhe Remo Freuler shënuan golat e fitores për Zvicrën.
Gjatë ndeshjes pati tensione, me Granit Xhakën, i cili u prvokua nga lojtarët serbë.
Nga gëzimi për këtë fitore, Xhaka në fund shfaqi emocionet duke festuar shumë me bashkëlojtarët e tij.
Por ai veshi fanellën e Ardon Jasharit me numër 26 dhe duke u dukur mbiemri historik.


Një fototgrafi nga ky moment e ka publikuar edhe vajza e Hamzë Jasharit, Besarta Jashari./21Media

Back to top button