Gjatë ditëve të kaluara, shumë llogari në Instagram janë mbuluar me imazhe bardh e zi të grave të famshme.

Këto fotografi shpesh janë pozuar dhe filtruar nga kënde mahnitëse dhe shoqërohen nga tituj dashamirës për “gratë mbështetëse”.

Premisa e “sfidës së pranuar” është që këto foto promovojnë fuqizimin e grave dhe se miqtë e nominuar për të marrë pjesë në fushatë është një mënyrë për gratë që të mbështesin njëra-tjetrën, shkruan rtv21.tv.

Fotografi të tilla në mbështetje të grave kanë publikuar shumë këngëtare, aktore e politikane shqiptare e të huaja.

Të gjitha kanë treguar se e kanë pranuar sfidën dhe se janë gjithmonë aty ku kërkohet për ta mbështetur njëra-tjetrën./21Media