Ambasadori amerikan në Berlin dhe Emisari Special i Presidentit amerikan Donald Trump, për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell e ka konfirmuar se po largohet nga pozita e ambasadorit në Gjermani.

Këtë e konfirmoi përmes llogarisë së tij në “Twitter”.

“E vërtetë”, ka shkruajtur ai duke e shpërndarë shkrimin e gazetës “Politico”.

Në shtator të vitit 2017, Richard Grenell u emërua ambasador në Gjermani nga Presidenti Donald Trump./21Media