Emisari amerikan për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell ka konfirmuar anulimin e takimit të 27 qershorit në Washington ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Në një shkrim në Twitter, Grenell u shpreh se do të ricaktojnë takimin së shpejti.

“Faleminderit, kryeministri Hoti. Ne e kuptojmë vendimin tuaj dhe presim të ricaktojmë takimin së shpejti”, ka shkruar Grenell në Twitter.

Sot gjatë ditës kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti e anuloi pjesëmarrjen në takimin e planifikuar për 27 qershor në Shtëpinë e Bardhë, pas aktakuzave të ngritura nga Zyra e Prokurorit të Specializuar./21Media