Grenell zbuloi disa detaje nga takimi i tij me Kurtin

Grenell zbuloi disa detaje nga takimi i tij me Kurtin

I dërguari Special i SHBA-së për dialogun Kosovë- Serbi, Richard Grenell në një intervistë televizve i ka bërë të ditura disa detaje të bisedave me kryeministrin në detyrë Albin Kurtin duke thënë se ai i kishte premtuar heqje të taksës.

Ai më shikoi në sy dhe tha se ata do ta largojnë taksën” ka thënë  Grenell. Sipas tij, është qëndrim i Shtetet e Bashkuara se “taksa prej 100 për qind që është zbatuar para z.Kurti ka qenë duke i dëmtuar ekonominë dhe popullin e Kosovës më së shumti”, tha ndër të tjera Grenell.

Ai shtoi se për të nuk nuk ka kuptim që të ketë politika që janë duke e dëmtuar ekonominë, që nuk i lejojnë bizneset të lëvizin përpara dhe të krijojnë vende pune.

“Kjo i prek të rinjtë që duan vende pune dhe kur politikat e dëmtojnë vetë ekonominë, nuk duhet të pritet nga ne, Shtetet e Bashkuara, që të vazhdojmë t’i përkrahim politikat që janë duke i dëmtuar njerëzit dhe aktivitetin e krijimit të vendeve të punës” deklaroi  Grenell. /21Media