Emisari special i SHBA-ve për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Richard Grenell sot u shpreh se marrëveshja ndërmjet këtyre dy vendeve e arritur në Washington po zbatohet!

Ai përmes një postimi deklaroi se administrata Trump ndërmerr veprime të shpejta.

Grenell e ndau në Twitter një postim të Ambasadës së ShBA-së në Kosovë, të bërë me rastin e vizitë së departamentit amerikan për energji në Kosovë, ku u shikuan mundësitë e investimit në këtë sektor dhe shfrytëzimin e aseteve natyrore për këtë.