Grenell me një “retweet” tregon që është kundër vendimit të Kurtit për reciprocitet

Grenell me një “retweet” tregon që është kundër vendimit të Kurtit për reciprocitet

I dërguari Special i SHBA-së për dialogun Kosovë- Serbi, Richard Grenell, e ka shpërndarë në Twitter qëndrimin e sotëm të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, e cila kundërshtoi vendimin për zbatimin e masave të reciprocitetit ndaj qarkullimit të mallrave nga Serbia.

Në reagimin e tyre kjo ambasadë thotë se “SHBA-të ishin të qarta se Kosova duhet të heqë të gjitha tarifat dhe të mos krijojë barriera të reja sepse këto politika lëndojnë njerëzit e Kosovës dhe e ngulfatin ekonominë e vetë Kosovës”.

Qeveria në detyrë ka marrë vendim për largimin e taksës dhe vendosjen graduale të reciprocitetit./21Media