Zgjerimi i kapacitetit të vendkalimit  kufitar në Merdare, bazuar në marrëveshjen e Uashingtonit, u mirëprit nga i dërguari i SHBA-së për negociatat midis Beogradit dhe Prishtinës, Richard Grenell dhe ambasadori amerikan në Beograd, Anthony Godfrey.

Grenell ka thënë se ky ishte një veprim i madh, teksa ka falenderuar presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.

“Është një veprim i madh. Falë Donald Trump, Serbia po e bën operacionale pikën kufitare në Merdare. Faleminderit Aleksandar Vuçiq”, ka shkruar Grenell në Twitter.