Grenell: Ta lëmë mënjanë politikën, Kosova dhe Serbia meritojnë normalizim ekonomik

 

 

I dërguari i posaçëm i presidentit Donald Trump për bisedimet Kosovë – Serbi ka thënë se është  i fokusuar për të krijuar një ekonomi të mirë e cila do t’i ndihmonte të rinjtë të zhvilloheshin në karrierë.

“Populli i Kosovës dhe i Serbisë meriton normalizimin ekonomik dhe shansin për të krijuar një ekonomi të gjallëruese. Sot jam përqendruar te të rinjtë që duan një karrierë, një punë të mirë dhe një lidhje me Perëndimin. Ju kam dëgjuar…Le ta lëmë mënjanë politikën!”, shkroi Grenell në Twitter.

Këtë mesazh Grenell e dha një ditë para takimit mes Kosovës dhe Serbisë nesër në Washington./21Media

Back to top button