Detaje të reja kanë dalë nga hetimet për vdekjen e 65-vjeçarit shqiptar në zonën Artemida në Atticas në Greqi.

Ai u gjet më 10 maj nga autoritetet greke në gjendje të rëndë, me lëndime të shumta në kokë dhe humbi jetën rrugës për në spital.

Mediat greke shkruajnë se viktima është konfliktuar me shkelma dhe grushta me një 34-vjeçar shqiptar pasi ky i fundit i kishte dhënë një borxh prej 100 eurosh.

Pasditen e 11 majit, 34-vjeçari kishte shkuar në banesën e viktimës dhe e gjeti në oborr. Ai i kërkoi që t’i jepte paratë që i kishte dhënë hua dhe në moment ata filluan të konfliktoheshin.

Familja e viktimës ka deklaruar se nuk kishte dijeni për këtë borxh.

34-vjeçari shqiptar është arrestuar pas një urdhri të lëshuar kundër tij dhe do të dalë para drejtësisë./oranews