Greqia ka regjistruar 97 raste të reja pozitive me Covid-19 përgjatë katër ditëve të fundit.

Numri i përgjithshëm i infeksioneve që nga fillimi i pandemisë ka shkuar në 3 mijë e 49. Sipas faqes së internetit covid19.gov.gr, në 24 orët e fundit janë regjistruar 52 raste të reja.

Ndërsa dy pacientë e kanë humbur betejën me Covid-19, duke e çuar në 182 numrin e të vdekurve.

Autoritetet shëndetësore në Greqi kishin ndërprerë raportimet ditore për koronavirusin që me 4 qershor, kur u dhanë të dhënat e fundit.

Por Ministria e Shëndetësisë njoftoi se nga sot, çdo ditë në 18:00 do të ketë një raport mbi koronavirusin./oranews