98 të infektuar

98 të infektuar

Është regjistruar edhe viktima e parë nga koronavirusi në Greqi. Viktima është një 67 vjeçar që ishte i shtruar në spitalin e Rios në gjendje të rëndë.

Ai me herët ka vizituar Jeruzalemin bashkë me 49 persona të tjerë dhe janë kthyer me autobus. Mësohet se edhe shumica e tyre janë prekur nga virusi në fjalë. Vdekja e parë nga koronavirusi në vendin fqinj u regjistrua në orën 03:15 të mëngjesit.

Ndërkohë, autoritetet janë të shqetësuara pasi 10% e rasteve të të prekurve nuk dihet se ku e kanë marrë virusin fakt që sipas specialistëve do të rrisë rastet sot ose në ditët në vijim. Nga 98 të prekurit, 40 janë duke u trajtuar në spitale dhe 58 janë vetëkarantinuar në shtëpitë e tyre.

Në gjendje serioze ndodhet edhe një 53 vjeçar në spitalin Axepa në Selanik. Të shqetësuara janë gjithashtu autoritetet pasi vlerësohet se 100 mjekë dhe infermierë në spitalet e vendit kanë hyrë në karantinë pasi kanë ardhur në kontakt me të prekur nga virusi.