Vendimi i një dite më parë i Greqisë për mbylljen e pikës kufitare të Kapshticës, i ka gjetur të papërgatitur transportuesit e mallrave.

Kjo ka bërë që mëngjesin e sotëm të krijohen radhë të gjata të kamionëve të mallrave në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës.

Kamionistët ankohen se nuk ishin lajmëruar se ata nuk do të lejoheshin, duke treguar se ata janë lejuar gjithmonë të punojnë në çdo kohë.
Lajmi u pasqyrua gjerësisht dje në median shqiptare referuar mediave greke që pasqyronin deklaratën e zëdhënësit të qeverisë greke për mbylljen e pikave të kalimit tokësor duke lënë të hapur vetëm nga një doganë me vendet fqinje, përkatësisht Kakavijën me Shqipërinë.

Ministria e Jashtme e Shqipërisë njoftoi dje për mbylljen e Kapshticës për udhëtarët por nuk pati një njoftim specifik për kamionët e mallrave./oranews