Kolazhin artistja e sjellë në verisonin akustik

Kolazhin artistja e sjellë në verisonin akustik

Këngëtarja e njohur shqiptare, Greta Koçi për nder të Pavarësisë së Shqipërisë ka publikuar një kolazh në versionin akustik.

E veshur në ngjyrat kuqezi, këngëtarja shihet teksa këndon këngët si : “Rrjedh në këngë e ligjërime”, “Vajta Kalova”, “Shqipëri o vendi im” dhe “Bareshën”.

Artistja ka zgjedhur rrjetin social, Instagram të tregojë që këtë herë ka kënduar nga zemra dhe ka uruar të gjithë shqiptarët për festën e pavarësisë.

Kolazhi është publikuar 1 ditë para festës së Pavarsisë së Shqipërisë, në kanalin zyrtar të “United Records”, shkruan rtv21.tv

Kujtojmë që projekti i fundit muzikor i artistes është “Mos m’thirr” e publikuar në muajin shtator të këtij viti, e cila deri më tani ka marrë mbi 1 milionë klikime në Youtube./21Media