Greta Thunberg akuzon Rusinë për ekocid, pas shkatërrimit të digës

Aktivistja suedeze e klimës, Greta Thunberg ka akuzuar Rusinë se ka shkatërruar digën Kakhovka në Ukrainë, duke e quajtur atë “një akt ekocidi”.

Në Twitter, Thunberg shkroi: “Ky ekocid si vazhdim i pushtimit të paprovokuar në shkallë të plotë të Ukrainës nga Rusia është një tjetër mizori që e lë botën të humbur për fjalë. Sytë tanë janë sërish te Rusia, e cila duhet të mbajë përgjegjësi për krimet e saj”.

Thunberg tha se pasojat e shpërthimit të digës ishin “absolutisht të tmerrshme”.

“Rusia duhet të mbahet përgjegjëse për veprimet dhe krimet e tyre. Sytë e botës janë tek ata tani”, u shpreh ajo.

Holanda po dërgon dhjetëra varka, pompa uji dhe pajisje të tjera rezistente ndaj ujit në Ukrainë për të ndihmuar në operacionet e shpëtimit pas thyerjes së digës Kakhovka.

Pajisjet që do të dërgohen nga Holanda përfshijnë 32 varka shpëtimi, 15 pompa uji dhe rreth 180 xhaketa shpëtimi.

Diga u shkatërrua të martën, duke detyruar mijëra të largohen nga shtëpitë e tyre pasi uji u rrit në lumin Dnipro, duke përmbytur dhjetëra fshatra dhe pjesë të kryeqytetit, Kherson, dhe duke shkaktuar frikë për një fatkeqësi humanitare. /21Media

 

Back to top button