GREVA: “Dialogu social nuk ka alternativë” (Video)

Partitë opozitare takohen me Këshillin Grevist
Këshilli Grevist i Sindikatave të Kosovës gjatë takimit me përfaqësuesit e partive politike opozitare tha se është në të mirën e Kosovës që të mos shndërrohet në shtet, siç u shpreh, diktatorial. Sindikalistët dhe opozita e cilësuan vendimin e qeverisë për pagat të paligjshëm. Kryetari i Partisë Demokratike, Memli Krasniqi, i dha afat Qeverisë deri javën e ardhshme për ekzekutimin e pagave të gushtit përndryshe, siç tha, do të iniciojë seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit për këtë çështje.(Përgatiti: Albulena Nuha,Kamera: Sahit Troshupa)./21Media

Back to top button