GREVA: Mbi 300 mijë nxënës jashtë dyerve të shkollave!? (Video)

Mësimdhënësit në shkollat e Kosovës kanë kërkuar gjetjen e një zgjidhjeje për nisjen e procesit mësimor. Thirrjes i janë bashkuar edhe pensionistët e Kosovës që kërkuan kthimin në bankat shkollore të nipave dhe mbesave të tyre. Greva e nisur prej më shumë se tre javësh vlerësohet të ketë pasoja negative mbi nxënësit, ndërkohë që analistët thonë se askush nuk përfiton nga gjithë kjo gjendje. Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut ndërkohë ka bërë thirrje për përfundimin e grevës, përndryshe thotë se të dyja palët do të mbajnë përgjegjësi. (Përgatiti: Albulena Nuha
Kamera: Berat Bahtiri)./21Media

Back to top button