Sulmuesi francez, Antonio Griezmann është rikthyer nga ndërprerja e La Liga-s për shkak të koronavirusit me më shumë uri se kurrë.

Griezmann është duke kaluar në një formë të shkëlqyeshme fizike dhe, në një intervistë për mediat e klubit, pohon se dëshiron të jetë i rëndësishëm skuadrën e Barcelonës.

“Personalisht, ndërprerja e garave më erdhi në ndihmë, më duhej të pushoja. Prej pesë vitesh nuk kam pushuar aq shumë. Mendërisht dhe fizikisht jam mirë. Kam qenë në gjendje të shijoj ditët me familjen dhe tani jam në kulmin e formës”, tha fillimisht ai.

“Dua të jem i rëndësishëm për ekipin, në fushë dhe jashtë saj. Mezi pres ta shijoj sërish futbollin, t’i ndihmoj shokët e skuadrës. Objektivi është i qartë t’i fitojmë të gjitha ndeshjet. Na presin 11 finale në kampionat. Nuk kemi luajtur një ndeshje zyrtare prej një kohe të gjatë. Titulli i La Liga-s? Varet nga këmbët tona. Duhet të luajmë 11 ndeshje të mira dhe kështu do të jemi kampionë. Luis Suárez? Është “9” ynë, i cili shënon më së shumti me Leon”, përfundoi Griezmann./kp