Një nënë tregoi për dhimbjen që përjetoj pasi djali i saj pesë-vjeçar vdiq vetëm nëntë muaj pasi mjekët ngatërruan tumorin e turit me grip dhe e dërguan në shtëpi duke e kuruar vetëm me paracetamol.

Aiden Stead-Homans vdiq në krahët e nënës së tij Deb Stead më 13 shtator pas një beteje tronditëse nëntë mujore me kancerin.

Edhe pse ‘ushtari i vogël i guximshëm’ mori kimioterapi, mjekët zbuluan një tumor në tru që më parë kishin humbur dhe atij iu dha vetëm dy ditë jetë, përcjell portali rtv21.tv

Zonja Stead së pari vuri re se diçka nuk ishte në rregull kur Aiden, familja e të cilit jeton në Tipton në West Midlands, vërejti se fëmija po çalonte – gjë që ai tha se u soll pasi ai shkeli një makinë lodër në shtëpinë e gjyshes së tij.

Aiden – i cili ka një motër të madhe Steph Baker, 24 – u dërgua për herë të parë në spital pasi gjuri i tij “u fry si një tullumbace” në janar të këtij viti.

Por mjekët thanë për ënjtjen se ëshjtë shkak i gripit në grip dhe e dërguan në shtëpi duke e rekomoanduar të përdor antibiotikë.

Kur ënjtja vazhdoi, mjekët i dhanë paracetamol dhe ibuprofen – duke e dërguar djalin dhe nënën e tij përsëri në shtëpi.

Një udhëtim i tretë në spital bëri që mjekët të bënin një X-Ray pasi kishin frikë se ai kishte një frakturë. Por asgjë nuk u gjet.

Përfundimisht – kur simptomat e të riut vazhduan – Aiden iu bë një skanim i cili zbuloi se ai kishte katër tumore.

Njëra prej të cilave ishte në këmbën e tij e cila kishte filluar të përhapet dhe Aiden u trajtua me kimioterapi.

Zonja Stead tha për MailOnline: “Ai filloi me kimioterapi dhe ishte aq trim me të. Ai ishte frymëzues”.

‘”Ishte padyshim një gjë e tmerrshme për të kaluar, por ai ishte një ushtar kaq i guximshëm, ishte ende i qeshur dhe i lumtur pavarësisht gjithçkaje. Nuk ishte një ditë që ai të mos buzëqeshte”.

Por disa muaj më vonë, kur djali i vogël kishte dhimbje koke dhe ishte “përgjumur gjatë gjithë kohës”, mjekët skanuan trurin e tij duke gjetur një tumor që doktorët më parë nuk e kishin vërejtur.

Zonja Stead tha se ajo “ndjeu botën e saj duke u shembur” kur iu tha që diagnoza ishte përfundimtare.

“Ata kurrë nuk e skanuan trurin e tij, ata i bënë vetëm shpatullat dhe poshtë, kështu e kishin humbur mundësinë ta vërejnë”.

“Unë pyeta sa kohë kishte Aiden dhe ata thanë se ai kishte dy ditë jetë. Po prisja disa muaj të paktën. Ishte e tmerrshme, koka ime po rrotullohej dhe unë duhej të dilja nga dhoma”.

“Ai u zhvendos në një dhomë private në mënyrë që e gjithë familja e tij të mund të thoshte lamtumirë”.

“Ai nuk e kuptonte vërtet se çfarë po ndodhte dhe unë i thashë se do të shkonte në shtëpi për dhjetë sekonda – kështu që unë numërova deri në dhjetë, dhe kur arrita atje ai mori frymën e tij të fundit”.

“Unë thjesht dua të rris ndërgjegjësimin për atë që i ka ndodhur Aiden kështu që asnjë nënë nuk duhet të kalojë nëpër ato që kam kaluar unë. Ndoshta do të kishte qenë ndryshe nëse mjekët do të kishin njohur simptomat e tij më herët. “

Shoqja e zonjës Sted, Emma Britton krijoi një faqe Go Fund Me për të mbledhur para për të mbajtur familjen gjatë betejës së kancerit në Aiden.

Pasi ai vdiq, zonja Britton shkroi: “Faleminderit shumë për të gjithë ju që mbështetët ushtarin tonë të vogël Aiden.”

Faqja tani po mbledh para për të shkuar në funeralin e Aiden dhe për të mbështetur familjen në kohën e tyre të pikëllimit./21Media