Është arrestuar një grua pasi që e njëjta ka sulmuar një person në mbrëmjën e 6 qershorit.

“Është arrestuar e dyshuara femër kosovare, pasi që e njëjta pas një mosmarrëveshje, ka sulmuar viktimën mashkull kosovar”, ka bërë të ditur policia duke e cilësuar rastin si “tentim vrasje”

Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor në QKUK.

Me vendim të prokurorit, e dyshuara dërgohet në mbajtje./21Media