Gruaja e udhëheqësit të Koresë së Veriut Kim Jong-un është shfaqur në publik për herë të parë pas më më shumë se një vit.

Ri Sol-ju u bashkua me burrin e saj në një koncert të martën për të shënuar ditëlindjen e babait të ndjerë të Kim dhe ish-udhëheqësit, Kim Jong-il.

Zonja Ri shpesh e ka shoqëruar Kim në ngjarje të mëdha në të kaluarën, por nuk ishte parë që nga janari i vitit të kaluar.

Mungesa e saj ngjalli spekulime mbi shëndetin e saj ose një shtatzëni të mundshme, transmeton rtv21.tv.

Shërbimi Informativ Kombëtar i Koresë së Jugut thuhet se u kishte thënë kongresmenëve dje se zonja Ri po shmangte shfaqjen në publik për shkak të shqetësimeve mbi Covid-19 dhe mund të ketë qenë duke kaluar kohë me fëmijët e saj.

Koreja e Veriut nuk ka raportuar zyrtarisht ndonjë rast Covid-19 – megjithëse ekspertët thonë se kjo nuk ka gjasa.

Fotografitë treguan çiftin duke qeshur – si dhe një mungesë të dukshme të maskave ose masave të distancës sociale./21Media