Vanessa Bryant, gruaja e basketbollistit të ndjerë, Kobe Bryant i dedikoi një shkrim emocional bashkëshortit të saj të ndjerë, në ditëlindjen e tij të 42-të.

“Për zemrën time – Urime ditëlindjen. Të dua dhe më mungon më shumë sesa që mund të thuhet. Do të doja që ti dhe Gigi të ishit këtu dhe të festonim. Do të dëshiroja të ta përgatisja ushqimin e preferuar ose torten e ditëlindjes me Gigin”, shkroi mes tjerash 38-vjeçarja në Instagram.

“Më mungojnë përqafimet, puthjet, buzëqeshja jote. Faleminderit që u rrite me mua dhe më mësove të jem e fort. Gjestet e tua dhe mënyra se si na bëre të ndjehemi na mungon shumë.”, shkroi më tej ajo në fotografinë e publikuar me të.

“Faleminderit që ma dëshmove se çfarë është dashuria e vërtetë. Faleminderit për gjithçka. E di që Gigi po feston me ty ashtu siç festonte në ditët tona të veçanta. Më mungon shumë princesha ime e kujdesshme! Natalia, Gianna, Bianka, Capri dhe unë të urojmë ditëlindjen. Të dua tani dhe do të dua gjithmonë.”, përfundoi ajo.

Kobe dhe vajza e tij, Gigi, vdiqën në janar të këtij viti pas përplasjes së helikopterit./21Media