Vanessa pretendon se kjo kompani ka thyer disa rregulla të fluturimit

Vanessa pretendon se kjo kompani ka thyer disa rregulla të fluturimit

Gruaja e Kobe Bryant, Vanessa Bryant ka dorëzuar padi ndaj kompanisë së helikopterit, me të cilin po udhëtonte Kobe Bryant dhe vajza e tij, 13-vjeçare, ditën e vdekjes.

41-vjeçari dhe vajza e tij, Gianna ishin në mesin e nëntë njerëzve që humbën jetën pas përplasjes së helikopterit rreth një muaj më parë dhe tani Vanessa ka ngritur padi kundër Island Express, ndërmarrjes që zotëronte helikopterin.

Sipas dokumenteve që ka siguruar TMZ, Vanessa pretendon se kjo kompani ka thyer disa rregulla të fluturimit. Padia pretendon se ndërmarrja lejohej të fluturonte vetëm nën rregulla të fluturimit vizual dhe kushtet në ditën e përplasjes nuk ishin të favorshme për fluturime të tilla, pasi kishte mjegull, transmeton rtv21.tv

Vanessa tha se piloti po e drejtonte helikopterin me shpejtësi 180km/h në kushte të pafavorshme të motit dhe ka akuzuar kompaninë se nuk duhet ta kishte lejuar ngritjen e helikopterit./21Media