Një konflikt mes dy femrave është regjistruar në një supermarket në New York

Njëra nga klientet nuk ishte e pajisur me maskë mbrojtëse për fytyrën dhe kjo ka bërë që ajo të futet në konflikt me një tjetër kliente. Një grua i tha asaj se në këtë mënyrë po rrezikonte shëndetin e personave të tjerë.

Ndërsa gruaja pa maskë e identifikuar si Lauren Balsamo, e revoltuar nga këto fjalë i afrohet pranë klientes dhe e pështyn në fytyrë.