Ish kapiteni i kombëtares së Shqipërisë, Lorik Cana sot feston ditëlindjen e 37-të.

Me këtë rast një urim i veçantë ka ardhur nga bashkëshortja e tij italiane, Monica Ercoli. Ajo e ka uruar Lorikun në gjuhën shqipe. “Urime jeta ime…”, ka shkruar Monica në Instastory ku ka publikuar një fotografi të Lorikut.

Loriku dhe Monica janë martuar në qershor të vitit 2014. Ata janë prindër të dy fëmijëve, një djali 4 vjeç dhe një vajze 7 mujashe./21Media