Gruaja godet me këpucë një burrë live në emision
19 Shkurt 2021
Nëna e një vajze të humbur ka qëlluar me kepucë ndaj personit që dyshohet se ka gisht në zhdukjen e së bijës.
Ngjarja ndodhi në studion e televizionit të njohur turk ATV.
Mësohet se pasi i vdiq bashkëshorti, 18-vjeçarja Gülşen Caymaz shkoi të jetonte pranë nënës së saj me dy fëmijët, por një ditë ajo u zhduk papritur.
Vajza i tha të afërmve që ajo kishte shkuar të takonte të dashurin, një burrë i rritur, i cili ishte thirrur në emision nga nëna e së zhdukurës.
Në debat e sipër nëna ka qëlluar me këpucë ndaj burrit që dyshohet se ka gisht në zhdukjen e vajzës së saj, për të cilën nuk ka gjurmë që prej 8 vjetësh.
⬛️7 yıl önce kaybolan Gülşen Cambaz’ın annesi Kamile Balığkurdu, Müge Anlı ile Tatlı Sert canlı yayınında kızının eski arkadaşı Murat Akın’a ayakkabı fırlattı.#MügeAnlı pic.twitter.com/77K9nmySOD
— Yonca Magazin (@yubl_app) February 17, 2021