MacKenzie Scott, ish-gruaja e themeluesit të Amazon, Jeff Bezos, ka dhuruar më shumë se 4 miliardë dollarë për bankat e ushqimit dhe fondet e ndihmës emergjente në katër muaj.

Në një postim në blog, Scott tha se donte të ndihmonte amerikanët që po luftonin për shkak të pandemisë, transmeton rtv21.tv.

Scott është personi i 18-të më i pasur në botë, pasi e ka parë pasurinë e saj të rritet me 23,6 miliardë dollarë këtë vit në 60,7 miliardë dollarë.
Pjesa më e madhe e pasurisë së saj vjen nga Bezos i cili është njeriu më i pasur në botë dhe shefi ekzekutiv i Amazon.

“Kjo pandemi ka qenë një top shkatërrues në jetën e amerikanëve që tashmë po luftojnë”, shkroi ajo në një postim në blog të martën, duke shtuar se ajo kishte zgjedhur më shumë se 380 bamirësi për të dhuruar duke konsideruar pothuajse 6,500 organizata.

Scott dhuroi 1.7 miliardë dollarë për 116 organizata bamirësie në korrik duke thënë se ajo donte të tërhiqte vëmendjen për “organizatat dhe udhëheqësit që lëvizin. Kjo i çon donacionet e saj të përgjithshme për vitin në gati 6 miliard dollarë.

Ekspertët e bamirësisë kanë duartrokitur shumën që ajo ka dhënë dhe si e ka bërë atë. Zonja Scott ka punuar me një ekip këshilltarësh për të hulumtuar mijëra organizata./21Media