Për shumë gra, përvoja e lindjes së fëmijëve lë një mbresë të thellë në mendjet e tyre.

Kështu që kur Jo Cameron ishte për herë të parë shtatzënë në moshën 30 vjeç, provonte që të kalonte sa më lehtë procesin e lindjen në mënryë që të mos ndjej dhimbje. Përveç se kjo lindje , edhe e dyta e një vit më vonë, kaloi pa vështirësi.

“Por nuk kisha dhimbje. Mendova se ishte krejt normale. Unë thjesht mendova se kjo isha “unë” dhe që gratë e tjera thjesht kishin simptoma më të këqija. Shumë nëna që iu tregojnë lindjen e fëmijëve pa dhimbje nuk është” normale “. Megjithatë, për mrekulli, për Jo ishte. Dhimbja nuk është pjesë e botës së saj.

Nëna e dy fëmijëve, tani 72 vjeç, nuk ka pasur kurrë dhimbje koke. Por, as nuk ka ndjerë dhimbje tjera fizike, përcjell portali rtv21.tv

“Unë rregullisht digjem dhe prejë vetën keq dhe nuk e di se po e bëj atë,” thotë ajo.

Aftësia e saj në dukje mbinjerëzore është si pasojë e një  gjendje komplekse gjenetike. Ajo ka një mutacion në gjenin FAAH, i cili mbledh sinjalet e dhimbjes nga dëmtimi, dhe një fshirje të pjesshme të një gjeni motër të paidentifikuar më parë të quajtur FAAH-OUT, i cili besohet se ndihmon në ndërprerjen e gjenit FAAH.

Si e tillë,  është një fenomen mjekësor, i mbrojtur në mënyrë unike nga dhimbja. Por duket se Jo nuk është plotësisht vetëm. Studiuesit në Universitetin e Kembrixhit kanë zbuluar se afërsisht një në 100 gra kanë këtë mutacion gjenetik që do të thotë se ata nuk kanë dhimbje as gjatë lindjes./21Media