Gruaja që u raportua mbrëmë e humbur, kthehet te familja e saj

Gruaja është identifikuar nga djali i saj

Një grua që u raportua e humbur dje në lagjen “Dardania” në Prishtinë, është kthyer te familja e saj. Këtë e ka konfirmuar për portalin rtv21.tv, një familjar i saj.

Sot përmes një njoftimi Policia e Kosovës ka bërë të ditur se gruaja është kthyer në familjen e saj në gjendje të mirë shëndetësore.

“Pas kërkesës së mbrëmshme për bashkëpunim të publikuar nga Policia e Kosovës për identifikim personi, menjëher të njëjtën datë më 11.01.2020, e njëjta (personi) është identifikuar nga familjari (djali) i saj. Lidhur me rastin është njoftuar edhe prokurori kujdestar dhe e njëjta në gjendje të mirë shëndetsore iu është kthyer familjarëve”, thuhet në njoftimin e policisë.

Policia ka falendëruar qytetarët dhe mediat, në këtë rast edhe familjarët për bashkëpunim efikas dhe inkurajon të gjithë që shkëmbimi i informacioneve me Policinë e Kosovës rezulton gjithnjë në zgjidhjen sa më të shpejtë të rasteve, siç është rasti i identifikimit dhe kthimit në gjirin familjar të personit të publikuar dje në media.

Mbrëmë, në lagjen “Dardania” në Prishtinë, policia ka hasur një grua pa përkujdesje e cila nuk posedonte as dokumente identifikuese dhe për rrjedhojë nuk dihej as adresa e banimit të saj./21Media

Back to top button