Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar nje grua e cila dyshohet se ka sulmuar një burrë.

Rasti ka ndodhur dje rreth orës 16:00 në Drenas, shkruan rtv21.tv.

“Është arrestuar e dyshuara femër kosovare pasi që e njëjta pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull Kosovar”, ka konfirmuar policia.

Nuk raportohet për të lënduar. Me vendim të prokurorit e dyshuara dërgohet në mbajtje./21Media