Zëvendëskryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut, Artan Gurbi sot deklaroi se nga nesër do të mund të udhëtohet në shtetet fqinje pa pasur nevojë të tregohet testi PCR, raporton TV21.

“Prej nesër qytetarët tanë do të mund të udhëtojnë në shtetet fqinje, pa pasur nevojë që të tregohet test PCR. Siç e dini, ne me Shqipërinë mund ta kalojmë kufirin dhe qytetarët e Shqipërisë mund të vijnë te ne pa treguar test dhe shpresoj se kjo do të fillojë edhe me Kosovën dhe Serbinë qysh nesër, pasi qeveritë e atyre shteteve ishin pozitiv për hapjen e kufijve”, deklaroi Artan Grubi – Zëvendëskryeministër i parë, shkruan TV21./21Media