Gruda: Kurti me agjendë që vendi të mbahet i bllokuar

Deputeti i PDK-së, Përparim Gruda, ka akuzuar kryeministrin Kurti dhe LVV-në për agjendë të fshehur për bllokimin e zgjedhjes së presidentit të ri. Në një bisedë për rtv21 deputeti Gruda tha se presidenti i ri do të duhej të zgjedhet përpara përfundimit të mandatit të presidentes Osmani.

‘’Me 4 prill përfundon mandati i presidentes aktuale dhe vendi kalon në ushtrues detyre të presidentit. Mendoj se vendi është dashur që të ketë president para se t’i përfundoj mandati sic e kërkon kushtetuta që të mos shkohet me ushtrues detyre të presdientit sepse u.p i presidentit është gjendje jo normale. Kjo vonesë që po ndodh, pra u konsumua një javë dhe nuk ka asnjë hap për zgjedhjen e presidentit është e papranueshme dhe tregon që ka një agjendë që të mos arrihet deri tek zgjedhja e presidentit, por të mbahet vendi i bllokuar.’’, tha Gruda.

Deputeti Gruda tha se Kurti ka synim që ta zvarris zgjedhjen e presidentit për ta vendosur kryetaren e Kuvendit Albulena Haxhiu si ushtruese e detyrës së presitentes.

‘’Synimi është ky që, në fundjavë Albulena Haxhiu sipas kushtetutës bëhet ushtruese e detyrës së presidentit, prandaj këtyre nuk iu ngutet. Por, vendi nuk duhet të jetë me u,d të presidentit, osë duhet ta zgjedhim presidentin ose të shkojmë në zgjedhje. Tash fakti që e mbajnë me u.d të president tregon se krejtë qëllimi ky ka qenë në faktë. Edhe kërkesa e afatit shtesë nga Gjykata Kushtetuese ka qenë qëllimi që ta marrin në kontroll atë institucion efektivisht që ta bëjnë Albulena Haxhiun u.d të presidentit për ta vazhduar lojën tjetër politike. Shpresoj që të kthehen tek diskutimet dhe debate normal.’’, tha Gruda.

Deputeti Gruda tha se nuk kanë pranuar ende ftesë nga Kurti për takim. Por, sipas tij pa marrëveshje politike PDK nuk ka votë për kandidatët e LVV-së për president.

‘’s’kemi marrë ftesë deri sot, kur të marrim ftesën do të marrim një qëndrim të organeve të partisë. Pa marrëveshje normalisht nuk do të ketë votë dhe nuk mendoj se ka përpjekje serioze për ta zgjedhur presidentin, nuk shoh. Nëse nuk zgjedhet presidnti ne shkojmë drejtë zgjedhjeve kjo është automatikisht. Nuk është më në dorën dhe vullnetin tonë. Nëse nuk ka zgjidhje prej partisë qëi ka shumicën e votave. Pa Vetëvendosjes nuk zgjedhet presidenti, pa njërin prej neve të opozitës mundet. Ne kemi pasur një propozim që të na leu neve me propozu kandidatin, nuk është pranuar.’’tha Gruda./RTV21/21Media

Back to top button