Gruevski Akuzon LSDM-në për dhunën në kuvend

Kreu i VMRO-DPMNE për dhunën e shkaktuar mbrëmë në Kuvend ka akuzuar Lidhjen Social Demokrate. Sipas tij VMRO-DPMNE nuk ka asnjë lidhje me dhunën e ushtruar

“E dënoj mënyrën se si Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë dhe partitë e tjera që e mbështesin vendosën që të përpiqen që në mënyrë joligjore të zgjedhin kryetar të Parlamentit të Maqedonisë duke i shkelur në formë eklatante të gjitha procedurat ligjore dhe demokratike dhe me vetëdije kontribuuan në rritjen e tensioneve dhe polarizimin e shoqërisë sonë”, ka theksuar Gruevski.

Ai tha se duhet të mbështetet iniciativa e presidentit të shtetit Gjorgje Ivanov pë realizimin e një takimi mes liderëve të partive kryesore politike për gjetjen e një zgjidhjeje për kapërcimin e situatës së krizës së thellë politike.

Back to top button