Grupi A: Holanda kualifikohet, Senegali e dërgon Ekuadorin në shtëpi

18: 05(Lajm i përditësuar)
Kanë përfunduar dy ndeshjet e Grupit A në kuadër të Kampionatit Botëror “Katar 2022”, ku tanimë kemi mësuar edhe kombëtaret të cilat kanë siguruar kualifikimin tutje.
Pas plot 90’ minutave lojë dhe gjashtë sosh shtesë të zhvilluara në stadiumin “Al Bayt”,
Kombëtarja e Holandës e ka mposhtur atë të Katarit me rezultat 2:0.
Dy golat e fitores për Holandën i shënuan Cody Gakpo (minuta e 26’) dhe mesfushori Frenkie De Jong (minuta e 49’).
Në anën tjetër, krahas përballjes mes Holandës e Katarit u zhvillua edhe ndeshja tejet interesante mes Ekuadorit dhe Senegalit, ku ky i fundit ka siguruar biletën drejt 1/8-ës së këtij Botërori.
Senegali e ka mposhtur Ekuadorin me rezultat të ngushtë 2:1, kështu duke e dërguar Ekuadorin në shtëpi, respektivisht duke e eliminuar nga kjo Kupë e Botës.
Golat për senegalezët i shënuan Ismaila Sarr (minuta e 44’) dhe Kalidou Koulibaly (minuta e 70’), kurse golin e nderit për Ekuadorin e shënoi Moises Caicedo në minutën e 67’ të ndeshjes.
Me pikët e reja, Holanda vazhdon të jetë në vendin e parë, tani në kuotën e shtatë pikëve, krahas Katarit që e mbyll Kupën e Botës në vendin e fundit me asnjë pikë të arkëtuar, kurse Senegali zë vendin e dytë me gjashtë pikë, dy më shumë se Ekuadori që tani përfundon në vendin e tretë.
Holanda dhe Senegali kualifikohen tutje nga Grupi A.
Holanda 2:0 Katari
Ekuadori 1:2 Senegali
17:40- Ekuadori barazon, Senegali rikthen epërsinë (VIDEO)
Ndeshje e zjarrtë po zhvillohet në stadiumin “Khalifa International”, ku janë shënuar dy gola të shpejtë në përballjen mes Ekuadorit e Senegalit.
Fillimisht, Kombëtarja e Ekuadorit arriti ta barazojë rezultatin në 1:1, përmes golit të shënuar nga mesfushori Moises Caicedo, .
Caicedo shënoi në minutën e 68’ për 1:1, por që gëzimi i tij zgjati vetëm dy minuta, pasi që Senegali arriti ta rikthej përsëri epërsinë.
Ishte mbrojtësi Kalidou Koulibaly ai i cili e riktheu epërsinë e Senegalit, duke shënuar në minutën e 70’ për 2:1.
Ekuadori 1:1 (Caicedo)


17: 15 – De Jong shënon, Katari në krizë 
Holandezët e kanë nisur pjesën e dytë në mënyrën më të mirë kundër Katarit, ku e kanë gjetur edhe golin e dytë të ndeshjes.
Holanda ka arritur ta thellojë epërsinë në 2:0 në ndeshjen kundër Katarit, përmes golit të shënuar nga Frenkie De Jonng.
De Jong shënoi në minutën e 49’ për 2:0.


16: 50- Senegali kalon në epërsi kundër Ekuadorit (Video)
Tanimë është shënuar goli i parë në ndeshjen mes Ekuadorit e Senegalit, ku ky i fundit e ka gjetur golin i pari.

Kombëtarja e Senegalit ka arritur të kalojë në epërsi prej 1:0 në ndeshjen kundër Ekuadorit, përmes golit të shënuar nga Ismaila Sarr
Sarr shënon në minutën e 44’ për 1:0.

(16: 07)- Nisin dy përballjet e grupit A të Botëror
Dy përballjet e grupit A të Kampionatit Botëror që kanë startuar tashmë nga ora 14:00 sot do të zbulojnë emrat e dy klubeve që do të vazhdojnë në fazën tjetër të këtij kompeticioni
“Khalifa International Stadium” po përballen Ekuadori dhe Senegali të cilat kanë vetëm një pikë diferencë momentalisht, andaj fituesi i kësaj ndeshje edhe do të vazhdojë tutje
Sfida tjetër, ajo ndërmjet Katarit dhe Holandës po zhvillohet në stadiumin “Al Bayt”, me “tulipanët” që janë favorit absolut për të dal fitues nga ky takim..

Back to top button