"Fisnikët" tregojnë se pse nuk këndojnë kurrë në gjuhë të huaj

“Fisnikët” tregojnë se pse nuk këndojnë kurrë në gjuhë të huaj

Grupi “Fisnikët” të cilët të ftuar në emisionin “21 Gradë”, në RTV21 kanë bërë një apel për të gjithë kolegët e tyreAgim Gërguri solist i këtij grupi ka kërkuar nga këngëtarët që të kenë kujdes për tekste. Po ashtu u është drejtuar atyre duke u thënë që ta promovojnë vetën e tyre e jo të kopjojnë naga të tjerët. Gërguri ka marrë një shembull personal duke thënë se ai vet nuk këndon kurrë anglisht pasi që ka thënë se don ta promovojë gjuhën tonë, shkruan rtv21.tv

Agim Gërguri madje ka treguar një rast kur një pronar i një lokali të huaj i ka kërkuar që të këndojë anglisht por ai nuk ka pranuar. “Ai tha okej tha këndoë një kangë të juajën, i thash po përshendes qysh e ka emrin Hans a gjerman a sdi çka ke ai, po ja knoj do kangë “Më fal|.. edhe masanej çdo natë vijke me ngu qat jangën tonë, thojke se atina ju kanë bo bajat ato të hujat se ato janë të vetat, i ka ni ai 100 mijë herë”, ka thënë ndër të tjerash Gërguri./21Media