"Fisnikët" tregojnë “formulën” e suksesit

“Fisnikët” tregojnë “formulën” e suksesit

Grupi “Fisnikët” të ftuar në emisionin “21 Gradë” në RTV21, kanë folur për suksesin e këngëve të tyre. Agim Gërguri ndër tjerash ka thënë se formula e suksesit është përmbajtja e tekstit. “Kangët duhet me qenë sa ma burimore edhe me pas tekst me kuptim, kangët që i kap gjithkush veshët e njerëzve dhe ia len një mbresë në të ardhmen ose i kujton diçka, gjithmonë teksti ësht ënjë lloj porosie… baza ma e madhe…që ësht ëpër me pasë sukses një kangë është teksti, përmbajtja e një teksti, me pasë një përmbajtje do me thanë pa sharje pa fyrje pa përshkrime të trupave të femrave”, ka thënë ndër të tjerash ai, përcjell rtv21.tv

Ndërkohë që kanë folur edhe për raportin e tyre si dhe për mënyrën se si e kanë mbajtur gjallë një raport të shëndoshë si grup ndërmjet veti. Gërguri me shaka ka thënë se kur kanë probleme njëherë shkojnë dhe rrahën mes vete prapa skenave “Shkojna me një dhomë rrehum mirë edhe masanenaj i fshijna ato varrtë edhe dalim knojna..sjellim kush mujna se e nalim dritën”, ka thënë duke qeshur ai./21Media