Grupi i parë i haxhilerëve nga Kosova arritën në Mekë
1 Gusht 2019
216 besimtarë myslimanë kanë mbërritur
216 besimtarë myslimanë kanë mbërritur
Nga Aeroporti Ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë dje janë nisur 216 besimtarë myslimanë për të kryer haxhin, kushtin e pestë të besimit islam. Sipas njoftimit të Bashkësisë Islame në Kosovë, grupi i parë i besimtarëve nga Kosova kanë arritur në Mekë.
“Ata kanë arritur shëndoshë e mirë në Mekë. Përfaqësuesit nga drejtoria e Haxhit në Bashkësinë Islame të Kosovës kanë dalë në pritje të besimtarëve dhe kanë filluar menjëherë me akomodimin e tyre në hotel”, thuhet në njoftimin e BIK-ut.
Bashkësia Islame e Kosovës njofton se fluturimet e tjera do të bëhen sipas orarit të paraparë.
Grupet tjera nisën sot, nesër dhe më 3 gusht.
Sivjet gjithsej 1080 haxhilerë nga Kosova do të udhëtojnë për në Mekë./21Media