"Unë kam dy vite kontratë me City dhe a është e mundur të largohem?"

“Unë kam dy vite kontratë me City dhe a është e mundur të largohem?”

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola ka thënë se transferimi i tij në Juventus është i pamundur, përveç nëse shkarkohet nga klubi anglez.

Mediat italiane raportojnë se Guardiola është kandidati kryesor për të zëvendësuar Massimilian Alegri këtë vit në stolin e Juventusit dhe të nënshkruajë një kontratë katërvjeçare.

Unë kam dy vite kontratë me City dhe a është e mundur të largohem? Është e pamundur, nëse nuk shkarkohem. Atëherë do të kthehem në shtëpi. Por nëse Manchester City dëshiron të qëndroj edhe për dy vjet, unë nuk do të shkoj te Juventus.”, tha Guardiola, njoftojnë mediat britanike.

Trajneri spanjoll ka thënë se e kupton ndikimin e rrjeteve sociale, por nuk e kupton pse publikohen informacione të pa verifikuara. “Nuk e kuptoj pse njerëzit që thonë se po shkoj në Juventus, nuk përpiqen të thërrasin klubin ose mua, ose Juventusin apo Massimilian Alegri.”, tha Guardiola.

Pas 30 javësh në Premier Ligë, Manchester City është i pari në tabelë me katër pikë më shumë se Liverpool-i.