Pep Guardiola i ka paralajmëruar lojtarët e Manchester City-t, pasi ata nuk kanë pasur kohë të mjaftueshme që të stërviten.

City sot zhvillon ndeshjen kundër Arsenalit.

Guardiola tha se “nëse më pyesni se si është skuadra, nuk e di. Sot do të shikojmë nivelin. Nga aty, do t’i shikojmë sugjerimet se çfarë duhet të bëjmë pastaj”.

Ai tutje tha se të gjitha klubet në Ligën Premier kishin tri javë, dhe kjo sipas tij, nuk është e mjaftueshme për t’u stërvitur.

Trajneri spanjoll theksoi se janë të gatshëm të luajnë një ndeshje, por jo tri ditë nga një.

Ne duhet të jemi të gatshëm të luajmë dhe të fitojmë, pasi më i rëndësishme është rikthimi”, theksoi spanjolli.

Manchester City do të shpresojë që në këtë edicion të fitojë së paku Ligën e Kampionëve, derisa në vitin tjetër mund të mos jetë pjesë e garave evropiane shkaku i dënimit nga UEFA.