Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola ka deklaruar se Liverpooli është ende në garë për titullin e Premier Ligës edhe pse vet tekniku gjerman dje pranoi se skuadra e tij tashmë është dorëzuar në këtë garë.

City është shtatë pikë para vendin të dytë në kreun e tabelës dhe 13 para Liverpoolit si dhe ka një ndeshje më pak të zhvilluar.

“Është i njëjti Liverpool të cilin e takova vitin e kaluar, por ata nuk janë aq efektiv brenda zonës së rreptësisë në këtë edicion. Ata bëjnë lojë kualitative sikur edhe ndaj Leicesterit, por nuk po i konkretizojnë rastet. Nga ajo që kam parë, ata po luajnë shumë mirë dhe natyrisht se ne kemi ndeshje që mund t’i humbasim kështu që ata janë aty në luftën për titull.”, tha Guardiola.