Manchester City sot triumfoi me rezultat minimal 1-0 ndaj Tottenhamit dhe fitoi Kupën e Ligës, të njohur me emrin “Carabao Cup” duke u bërë kështu ky trofeu i parë në këtë edicion garues.

Emeyeric Laporte ishte heroi i ndeshje pasi realizoi golin e fitores me kokë në minutën e 82’, përcjell KosovaPress.

Por, menjëherë pas ndeshjes, trajneri i “Citizens” Pep Guardiola konfirmoi se nga skuadra po largohet Eric Garsia dhe ai pritet t’i bashkohet gjigantit të La Ligas, Barcelonës.

“Eric Garcia është një nga lojtarët e mi të preferuar. Ai nuk ishte në stol sepse mendoj se do të transferohet te Barcelona”, u shpreh Guardiola pas ndeshjes.