Trajneri i Manchester City, Pep Guardiola, ka dhënë lajmin e keq për tifozët e kësaj skuadre.

Spanjolli në konferencen e sotme për shtyp ka konfirmuar se mesfushori Kevin De Bruyne do të jetë jashtë fushave nga katër deri në gjashtë javë.

”Kevin ka pësuar një lëndim muskulor, dhe nuk do të jetë i gatshëm nga katër deri në gjashtë javës”, u shpreh Guardiola.

De Bruyne pësoi lëndim në ndeshjen e fundit ndaj Aston Villës, çka u detyrua ta lironte fushën më herët seç duhej.