Pep Guardiola ka nënshkruar kontratë të re dyvjeçare me Manchester City-n.

Lajmin e ka konfirmuar vetë faqja zyrtare e Manchester City-t, sipas së cilës kontrata e tanishme e Guardiola-s do të skadojë në fund të këtij viti, por pas shumë negociatave krerët e “Citizens” kanë konfirmuar se tekniku spanjoll do të qëndrojë deri në vitin 2023.

Vendimi i Guardiola-s për të nënshkruar kontratën e re ishte një hap i natyrshëm drejt një evolucioni që është duke ndodhur qe shumë vite. Ky është një produkt besimi dhe respekti që ekziston mes tij dhe të gjithë stafit në klub”, ka thënë kryetari i klubit Khaldoon Mubarak.

Përgjatë tetë trofeve të fituara, Guardiola ka një përqindje të fitoreve prej 73.87% në 245 ndeshje në krye të City-t.