Guardiola: Shkojmë drejt “Wanda Metropolitanos” për të arritur në gjysmëfinale

 

Trajneri spanjoll, Pep Guardiola është i vëmendshëm që nuk duhet të lejojë Atletico Madridin e Diego Simeones që të jetë superiorë në ndeshjen kundër Manchester Cityt, ku të dy skuadrat do të përballen në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Guardiola ishte i impresionuar me paraqitjet e Atleticos kundër Manchester United në raundin e kaluar, duke mos lejuar që “Djajtë e Kuq” të bëjnë paraqitje të mirë në ndeshjen e tyre të kthimit në “Old Trafford”.

Guardiola beson që Simeone ka një punë për të përfunduar me Atleticon, pas titullit të kampionit në La Liga vitin e kaluar.

Po ashtu, trajneri spanjoll është i vëmendshëm që Atletico është eksperte në stilin e lojës që e aplikon, ku edhe nivelet e një skuadre si City mund të testohen.

“Ata janë çfarë janë, dhe ata janë të aftë që të mos njohin se kush je. Ky është kualiteti më i madh i Atletico Madridit, ti mundohesh të luash lojën tënde, por është shumë e vështirë”, tha Gaurdiola.

“Ne do të provojmë, duke e ditur që është tejet e vështirë në dy ndeshjet kundër tyre, duhet të jesh i mençur, ata presin për momentin e duhur. Shpresoj që në çdo ndeshje kundër nesh ata do të jenë të brengosur”, tha shtoi trajneri i Cityt.

Kampioni anglez Manchester City do të zhvillojë ndeshjen e parë të fazës së çerekfinales së Ligës së Kampionëve më 5 prill, ku në stadiumin “Etihad” pret Atletico Madridin, kurse më datën 13 prill City do ta luajë ndeshjen e kthimit si mysafirë i Alteticos në “Wanda Metropolitano”.

Artikuj të ngjashëm

Back to top button
close button