Haradinaj: Prokuroria e Speciales është e korruptuar

Haradinaj: Prokuroria e Speciales është e korruptuar

E derisa ende krimet e serbëve në Kosovë mbeten të pandëshkuara në Hagë po akuzohen drejtuesit dhe luftëtarët e UÇK-se. Kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati dhe nënkryetari Nasim Haradinaj janë paraqitur në seancën e parë gjyqësore të Dhomave të Specializuara që prej konfirmimit të aktakuzave ndaj tyre. Gucati është deklaruar i pafajshëm në të gjitha pikat e aktakuzës duke thënë se bashkë me luftëtarët e tjerë kanë mbrojtur pragun e shtëpisë. Ndërsa Nasim Haradinaj nuk është deklaruar sot rreth fajësisë ose pafajësisë së tij./21Media